Zyrtare, Agim Canaj emërohet trajneri i Bylis

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Merr fund edhe pritja e trajnerit për ekipin e Bylis. Tashmë në krye të skuadrës ballshiote do të jetë trajneri i njohur Agim Canaj. Tekniku vlonjat është zyrtarisht numri një i pankinës së Bylisit, pas shumë negociatave me disa trajnerë. Ai ka pranuar ofertën e presidentit Kapllanaj, dhe tashmë do të fillojë punën për sezonin e ri. Zyrtarizimi i Canajt në pankinë hedh poshtë edhe disa lajme spekulative të disa mediave apo sajteve të tjera, të cilat pak ditë më parë deklaruan se trajneri i ekipit të Bylis ishte Hulian Rubio. Kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi tashmë Bylis ka një trajner zyrtar, i cili është Agim Canaj.

Me ardhjen e trajnerit vlonjat, pritet edhe afrimi i një mbrojtësi të huaj, por që për momentin ende nuk dihet emri i tij. Identitetin e lojtarit do t’a zbulojmë më vonë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.