Zyrtare, Arsen Hajdari firmos me Besëlidhjen

0
SHPËRNDAJE

imageKategoria Parë/ Kategoria e Parë duket se do të jetë akoma më e ashpër në sezonin që po afron se sa në atë që kaloi. Kjo edhe për faktin se në shumë ekipe janë transferuar lojtarë të superiores. Emri më i fundit është ai i Arsen Hajdarit, i cili ka firmosur për ekipin e Besëlidhjes. Lezhjanët duket se do të kërkojnë me patjetër të futen në Superligë këtë sezon, pas dështimit në sezonin e kaluar, dhe tashmë ka menduar të bëjë disa afrime cilësore. Vlerat e sulmuesit Hajdari tashmë dihen, dhe ai do të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm për Besëlidhjen, por edhe për Kategorinë e Parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.