Zyrtare, Arturo Vidal te Bajerni

0
SHPËRNDAJE
Loading...

vidArturo Vidal, zyrtarisht te Bajerni. Juventusi përmes administratorit të deleguar Marotta, ashru edhe bavarezët përmes Rummenigges, kanë konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje për rikthimin e mesfushorit kilian në Bundesligë. Lajmërimi nga ana e klubit gjerman erdhi të enjten në mëngjes, kur Rummenigge gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Kinë, theksoi: “E kemi arritur akordin ekonomik si me Juventusin, edhe me Vidal.
Për zyrtarizimin duhet pritur java e ardhshme, atëherë kur mesfushori kilian do të kthehet nga pushimet në Majemi për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore. Në arkat e klubit bardhezi duhet të shkojnë rreth 40 milionë përfshi edhe bonueset, ndërsa lojtari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare prej 6.5 milionë eurosh në sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.