Zyrtare/ Drilon Berisha firmos për Ulisses FC

0
SHPËRNDAJE

drilon-berisha
Drilon Berisha duke firmosur për Ulisses

Mbrojtësi i majtë Drilon Berisha ka gjetur skuadër të re. Bëhet fjalë për skuadrën armene, Ulisses FC, me të cilën ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare. Berisha ka luajtur në kampionatin e Kosovës për 2 Korrikun, Hysin, Hajvalinë dhe së fundi Prishtinën. Kohët e fundit u përfol se Berisha do të kalonte te Shkëndija e Tetovës por karriera e tij mori një kthesë të papritur duke e çuar futbollistin e dalluar drejt kampionatit të largët armen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.