Zyrtare, Edon Hasani firmos me Vllazninë

0
SHPËRNDAJE

Te Vllaznia bëhet realitet blerja e parë e merkatos së verës. Pas rinovimeve të kontratave me futbollistët aktualë të ekipit, mesditën e sotme është zyrtarizuar edhe blerja e parë.

Në fakt kemi të bëjmë me një rikthim në shtëpi. Mesfushori Edon Hasani pas disa sezonesh larg Shkodrës, tani e tutje do të luajë për Vllazninë.

Ai ka mbyllur marrëveshjen me administratorin Astrit Gjyrezi dhe më pas ka hedhur firmën në kontratë. Kohëzgjatja e saj është deri në fund të sezonit 2018-2019, me të drejtë rishikimi në fund të sezonit të parë.

Natyrisht që kontrata me këtë futbollist është një lajm i mirë për tifozët e Vllaznisë të cilët gjithnjë e kanë vlerësuar atë dhe kanë kërkuar rikthimin e tij tek Vllaznia. Firma në kontratë me mesfushorin Hasani vjen pas rinovimit të kontratave me futbollistët Erdenis Gurishta, Antonio Marku, Denis Pjeshka dhe Olsi Gocaj, ndërkohë që në ditët e ardhshme do të ketë të tjera firma. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.