Zyrtare/ Eduard Rroca te Lutëtari i Gjirokastrës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mesfushori Eduard Rroca ka lënë Tërbunin e Pukës për të nënshkruar për Luftëtarin, madje kalimi drejt ekipit gjirokastrit ka përkuar edhe me 22 vjetorin e lojtarit. Rroca ishte pjesë e grupit të lojtarëve që arritën të nxjerrin për herë të parë ekipin pukjan në elitë dhe marrëdhëniet e mira me tifozerinë pukjane kanë bërë që shkëputja me Tërbunin të mos jetë fort e lehtë për të.

Lojtari i ka falenderuar për përkrahjen pa harruar të përmendë edhe korrektesën e presidencës dhe stafit teknik pukjan. Ndërkohë bëhet e ditur se në kampin gjirokastrit janë afruar edhe disa lojtarë brazilianë për provë por që duket se deri tani nuk kanë lënë shenjë dhe me siguri pritet që të mos bëhen pjesë e Luftëtarit për edicionin 2015-16.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.