Zyrtare, Elis Bakaj transferohet në Kroaci

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas një sezoni të mrekullueshëm në aspektin personal tek Tirana, Elis Bakaj ndryshon sërish skuadër, por këtë rradhë për t’u transferuar në një kampionat jashtë vendit. Fantazisti shqiptar tashmë është zyrtarisht një lojtar i RNK Split në Kroaci, skuadër ku do të gjejë shqiptarin tjetër qe aktivizohet aty, Amir Rrahmani.

Elis Bakaj gjatë prezantimit tek RNK Split
Elis Bakaj gjatë prezantimit tek RNK Split

Një lëvizje tepër pozitive kjo për lojtarin, i cili vijon të jetë në një formë të shkëlqyer gjë e cila është vënë re edhe nga drejtuesit e RNK Split. Lajmin zyrtar për këtë transferim e ka bërë publik vetë lojtari përmes rrjeteve sociale si dhe vetë klubi kroat. Ai është prezantuar tek ekipi i ri, teksa ka pozuar edhe me fanellën e skuadrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.