Zyrtare, Fabian Delph transferohet tek City

0
SHPËRNDAJE

imagePremier League/ Manchester City ka arritur më në fund të transferojë mesfushorin Fabian Delph nga Aston Villa. Pas refuzimit të parë nga ana e mesfushorit, që u kërkua me ngulm nga “qytetarët”, tani duket se mesfushori nuk i ka rezistuar dot ofertës së dytë. Pak ditë më parë Delph deklaroi se nuk do të largohej nga Aston Villa, por vetëm mbrëmjen e së premten ai ka pranuar të veshë fanellën e City-t. Aston Villa do të përfitojë rreth 13 milion euro nga shitja e mesfushorit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.