Zyrtare, Inter shkarkon holandezin Frank De Boer

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Aventura e Frank De Boer tek Interi përfundoi. Klubi zikaltër komunikoi mesditën e së martës zgjidhjen e kontratës me trajnerin.

Skuadra i besohet përkohësisht trajnerit të ekipit të të rinjve Stefano Vecchi, i cili nisi do të ulet në stol për takimin me Southampton, por edhe në takimin e së dielës në kampionat me Crotone. Rezultatet e dobëta ndikuan në këtë përvojë për Frank De Boer.

Holandezi erdhi në krye të Inter në muajin gusht duke firmosur një kontratë 3-vjeçare, por qëndrimi i tij zgjati më pak se 3 muaj.

De Boer e le ekipin në vendin e 12 në kampionat me 14 pikë të grumbulluara në 11 ndeshje. Mediat italiane përmendin edhe për zëvendësuesin e mundshëm të tij. Ai është Stefano Pioli, i cili deri sezonin e kaluar drejtonte Lazio. Pioli thuhet se mund të firmosë deri në 2018. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.