Zyrtare/ Interi rinovon me portjerin deri në 2021

0
SHPËRNDAJE

Për rinovimin e tij me Interin po flitej prej kohësh por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Samir Handanovic ka zgjatur zyrtarisht kontratën e tij me klubin zikaltër deri në 30 qershor të Vitit 2021. Lajmi u publikua nga vetë klubi i Interit në faqen zyrtare.

Nëse Icardi me 15 golat e tij ka qenë thjeshtë fenomenal një meritë të padiskutueshme që Interi i ka bërë një fillim fantastik këtij sezoni në Serinë A e ka edhe Samir Handanovic i cili me pritjet e tij shpëtimtare ka evituar gola të sigurtë, duke mbajtur portën të paprekur në shumë takime. Gardiani slloven është bërë pjesë e zikaltërve që prej vitit 2012 kur la Udinesen. Me Interin Handanovic numëron 195 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU