Zyrtare, ja ku do luhet Shqipëri–Izrael

0
SHPËRNDAJE
Loading...

loro_borici

Ka marrë fund odiseja e ndeshje së rradhës së Kombëtares. Ndeshja Shqipëri-Izrael do të luhet në “Loro Boriçi”. Pas lajmit të përhapur se fusha e stadiumit të Shkodrës nuk është ende gati për t’u shkelur në ndeshjen e 12 nëntorit, gjithçka hidhet poshtë nga ana e drejtorit te terreneve sportive në FSHF, Pal Dajçi. Ky i fundit ka konfirmuar se pas punimeve të kryera fusha është në gjendjen më optimale. Për SuperSport, Dajçi u shpreh:

Fusha është në gjendje optimale dhe mund të luhet futboll që nesër, por gjithsesi Vllaznia duhet të na presë dhe pak pasi do ishte më mirë që impianti të rihapet për ndeshjen e 12 nëntorit me Izraelin. Është punuar shumë që gjithçka të jetë gati për ndeshjen e Kombëtares dhe dua të falenderoj me këtë rast dhe punëtorët që kanë bërë një punë të shkëlqyer.”

Përsa i përket çështjes së shiut si në rastin me Maqedoninë, ai theksoi: “Një ditë më parë pati shumë reshje në Shkodër dhe pavarësisht se pista ishte e mbuluar me ujë, fusha ishte në gjendje shumë të mirë dhe nuk mbante fare ujë pasi tapeti i ri është i vendosur në mënyrë të tillë që të filtrojë ujin që mund të akumolohet mbi të dhe është bërë posaçërisht për të përballur dhe reshje të dendura.”

Ndërsa në fund përsa i përket stadiumit ku do të luhet ndeshja e rradhës, Pal Dajçi u shpreh i sigurt: “Më 12 nëntor, Shqipëri-Izrael do të luhet në “Loro Boriçi”,-mbylli prononcimin e tij, Pal Dajçi, drejtor i terreneve sportive në FSHF. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.