Zyrtare, ja ku do të luhet Korabi-Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Para pak orësh, Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë më një njoftim në lidhje me stadiumin e Korabit, që sipas komisionit të Liçensimeve nuk i plotëson kushtet për t’u luajtur ndeshje të Superiores. Pavarësisht përpjekje të drejtuesve të klubit dibran, nuk kanë mjaftuar punimet e bëra në stadium, duke nisur me ato në tribunën kryesore dhe rrethimin e stadiumin.

Problem i madh ka qenë fusha, e cila është në një gjendje jo të mirë dhe përfundimi ka qenë: Korabi nuk mund t’i luajë ndeshjet në Peshkopi në këto kushte. Ndërkaq, minuta90.com u interesua në FSHF dhe mësoi se ndeshja Korabi-Skënderbeu është përcaktuar të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, pasi kushtet e vështira atmosferike e kanë bërë sërish të pamundur që kjo ndeshje të luhet në shtëpinë e dibranëve.

Kjo u konfirmua edhe nga drejtuesit e klubit dibran të cilët kishin shprehur gatishmërinë që ndeshja të luhej në fushën e tyre, por pas inspektimit nga ana e FSHF kjo gjë nuk është miratuar. Kështu, Korabi do të presë Skënderbeun në javën e 20-të të Superiores, ndeshje e cila tashmë do të zhvillohet të hënën më 6 shkurt, në orën 14:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.