Zyrtare: Ja me kë do luaj Jahmir Hyka

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tashmë është zyrtare, Jahmir Hyka është pjesë e skuadrës së Major League Soccer, San Jose Earthquakes.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi amerikan në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare ku thekson se kontrata është disa vjeçare.

“Hyka është një lojtar që i shton elementin surprizë skuadrës tonë në çdo ndeshje që do të luajë. Ai është një lojtar shumë i aftë teknikisht si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe në situatat një për një nuk jep pika referimi. Kjo do të thotë se sulmuesit tanë do të furnizohen me topa nga një lojtar që di të sulmojë në disa fronte”, deklaron menaxheri i San Jose, Jesse Fioranelli.

Në vijim, faqja zyrtare e klubit amerikan bën një përmbledhje të ecurisë së 28-vjeçarit shqiptar që gjatë këtij sezoni me Luzernën ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 15 asiste. “Jahmiri është një lojtar krijues që do t’i japë më shumë fuqi fazës tonë ofensive”, thekson trajneri Dominic Kinnear, sipas të cilit, ai mund të luajë në të dyja krahët e mesfushës. Në fund njoftimit, San Jose Earthquakes vë theksin në faktin se Hyka është pjesë e Kombëtares Shqiptare me të cilën debutoi që në vitin 2007 në moshën 18-vjeçare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.