Zyrtare, Juventusi gjen zëvendësuesin e Buffon, është Neto

0
SHPËRNDAJE

netoVetëm pak orë pasi ka shitur Storarin te Kaljari, Juventusi zyrtarizon portierin e ri. Ai është ish-gardiani i Fiorentinës, Norberto Murata Neto. Nga sot do të jetë portieri i dytë bardhezi, ose zëvendësi i Buffon, siç ka zyrtarizuar edhe vetë klubi bardhezo përmes një komunikate për shtyp. “Neto është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Portieri brazilian ka nënshkruar një kontratë që do të lidhë me ngjyrat bardhezi deri në 30 qershor 2019”.

Praktikisht, akordi midis palëve ishte arritur që prej muajsh, por vetëm pas mbarimit të kontratës së 25-vjeçarit me Fiorentinën, kishin filluar të diskutoheshin detajet e fundit të kontratës. Mësohet se Neto do të përfitojë rreth 2.2 milionë euro në sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.