Zyrtare, Korabi njofton masat displinore të marra për katër lojtarët e skuadrës

0
SHPËRNDAJE

Miroslav Vujadinoviç, Arjan Sheta dhe Emiliano Çela janë dënuar me masë ndëshkimore pezullim pa afat dhe gjobë nga ana e klubit të Korabit. Pas një mbledhje të zhvilluar nga drejtuesit dhe stafit teknik u bë një analizë teknike duke u mbështetur dhe në pamjet filmike, nga e cila klubi dibran beson që tre lojtarët e sipërpërmendur kanë toleruar në ndeshjet e zhvilluara për gjatë gjithë këtij sezoni.

Nga ajo që mësohet, klubi i Korabit do të depozitojë një dosje së bashku me pamjet filmike pranë Komisionit të Etikës në FSHF, për të nisur hetimet duke iu referuar veprimeve të futbollistëve në fjalë.

Një tjetër çështje që është diskutuar sot në mbledhje është për mesfushorin Alfred Zefi, teksa për të u vendos të merret masë ndëshkimore, ku është dënuar me gjobë pasi Komisioni i Etikës e pezulloi 5 ndeshje për gjestin antisportiv në sfidën ndaj Luftëtarit.

Tashmë, pas humbjes ndaj Vllaznisë, drejtuesit e klubit dibran kanë marrë masa ekstreme duke përjashtuar plot tre lojtarë nga më kryesorët e skuadrës, teksa një titull që mund t’ia vendosim kësaj situate është “plas furtuna te Korabi”. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.