Zyrtare, lojtari i Barcelonës firmos me Malagan

0
SHPËRNDAJE
Loading...

barca
Malaga ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin e Barcelonës, Sandro Ramirez.

Ky i fundit ka nënshkruar me skuadrën spanjolle një kontratë tre-vjeçare.

Sandro ka lindur në Las Palmas, në ishujt Kanarie dhe nënshkroi me Barcelonën kur ishte 14-vjeçar, duke iu bashkuar akademisë së famshme të klubit, transmeton Telegrafi.

Ai debutoi në fillim të sezonit 2014-15, kur zëvendësoi Pedro Rodriguezin, ndërsa atë vit shënoi katër gola.

Kujtojmë se skuadra e cila do të udhëhiqet nga Juande Ramos, deri më tani kanë transferuar nëntë futbollistë, Keko, Michael Santos, Bakary Kone, Mikel, Villanueva, Miguel Cifuentes, Jony, Diego Llorente dhe Zdravko Kuzmanovic.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.