Zyrtare, Mourinho vendos të ardhmen e tij

0
SHPËRNDAJE

mourinhoJose Mourinho dhe Chelsea kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës së trajnerit portugez deri në vitin 2019. Mourinho u shpreh shumë i lumtur për këtë rinovim: “Nëse klubi është i lumtur, atëherë edhe unë jam i lumtur. Është shumë e rëndësishme që të kemi vazhdimësi në punën tonë  dhe uroj që të arrij shumë suksese me këtë klub. Kur u riktheva para dy vitesh thashë se kam një admirim të veçantë për këtë klub dhe jam i lumtur që marr vesh se do të qëndroj akoma për një kohë të gjatë këtu”. – përfundoi The Special One.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.