Zyrtare, një kampion bote do të jetë trajner i mesfushorit Migjen Basha te Bari

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Barit ka emëruar në krye të pankinës, ish-kampionin e Botës, Fabio Grosso. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi njoftoi se palët kanë arritur marrëveshjen dhe trajneri do të prezantohet javën e ardhshme.

Ish-mbrojtësi i majtë u shpall Kampion Bote me Italinë në vitin 2006 duke mposhtur në finale Francës me 11 metërsha. Që prej vitit 2014, Grosso kishte në drejtim skuadrën e të rinjve të Juves.

Puna e mirë dhe rezultatet pozitive të arritura me Juventus U-19, kanë bindur drejtuesit e Barit që t’i ofrojnë postin e trajnerit, italianit.

Kujtojmë që në skuadrën bareze bën pjesë edhe mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha, i cili në sezonin e kaluar u aktivizua në 27 takime, duke shënuar vetëm 1 gol. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.