Zyrtare, një tjetër shqiptar firmos për Empolin në Serinë A

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tani nuk njihet, por ku i dihet, në të ardhmen mund t’ia dëgjojmë “zërin” ashtu si me Hysajn. Kastriot Dermaku është zyrtarisht një lojtar i Empolit. Futbollisti, që ka lindur në Itali, është me origjinë shqiptare (Kosova) dhe është marrë nga Melfi i Lega Pro. Blerja e tij kishte disa ditë që ishte realizuar, por vetëm tani është depozituar kontrata në Ligën italiane.

kastr
Kastriot Demaku, mbrojtësi 23-vjeçar

Ai aktivizohet në rolin e mbrojtësit e nëse Hysaj është anësor i djathtë, në këtë rast bëhet fjalë për një anësor të majtë. Gjatë 4 sezoneve që luan te Melfi ka luajtur 104, duke realizuar edhe 7 gola, duke qenë edhe kapiten në kampionatin e fundit. Për më tepër ka debutuar edhe në Shpresën U-21 kuqezi në vitin 2013 për sfidën ndaj Maqedonisë (0-0).
Dermaku, 23 vjeç, do të nisë fazën përgatitore me skuadën toskane pas 10 ditësh dhe gjatë kësaj periudhe do të vlerësohet nëse do të qëndrojë për sezonin e ri, apo do të huazohet për të marrë më tepër përvojë në ndonjë skuadër të Serisë B. Ndërkaq, ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.