Zyrtare/ Nuk ndryshon numri i të huajve në Superiore

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ligji në futbollin shqiptar përsa i përket futbollistëve të huaj, nuk ka ndryshuar, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se në sezonin 2015/2016 si në superiore por ashtu edhe në kategoritë inferiore, numri i lojtarëve të huaj që të mund të aktivizohen do të jetë 4.

image
Edhe pse klubi i Tiranës mori një nismë për te shtuar numrin e lojtarëve të huaj, ne FSHF nuk mbërriti asnjë kërkesë zyrtare. Edhe ekipet e Skënderbeut e Flamurtarit janë shprehur pro shtimit të numrit të lojtarëve të huaj, pasi ndryshe ata rrezikojnë të paralizohen gjatë kampionatit.

Sipas FSHF-së, kjo është një nismë që të heqë vëmëndjen e ekipeve shqiptare nga tregu i huaj, por edhe të rrisë cilësinë e futbollit shqiptar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.