Zyrtare / Paolo Tramexani nuk është trajneri i Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE
loading...

Kombëtarja /U aludua se Paolo Tramexani mund të ishte një alternativë e mirë për stolin kuq e zi por ai ka bërë tjetër zgjedhje.

Paolo Tramexani është zyrtarizuar sot si trajner i Sionit, ashtu sikurse ishte raportuar në mediat italiane gjatë këtyre ditëve.

Presidenti Duka nuk e mohoi si opsion ish-lojtarin e Interit për të pasuar De Biazin në krye të Kombëtares, por nga Zvicra ka ardhur lajmi se Tramexani ka nisur një aventurë te re te Sioni.

Italiani ka nënshkruar për dy vite, ndërkohë që prezantimi i tij do të bëhet më 20 qershor, kur ai do të dalë në një konferencë për shtyp para mediave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU