Zyrtare, Partizani mëson ku do të luajë ndaj Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

pukPartizani ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e parafundit në prag të takimit të së dielës me Vllazninë. Sipas informacioneve të fundit, gjendja fizike e lojtarëve paraqitet optimale, dhe të gjithe janë të gatshëm për këtë sfidë që do të luhet në ora 16:00. Ndërkohë që është vendosur përfundimisht edhe se do të luhet në fushën e Pukës, aty ku shkodranët përballuan në mesjavë edhe ndeshjen e prapambetur ndaj Skënderbeut. Stadiumi “Ismail Xhemali” do të jetë sërish ai që do të presë ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Superiores, sipas vendimit të marrë sot pasdite nga ana e FSHF. Në një moment të parë, ky takim është kërkuar të luhet në Lezhë, mirëpo drejtuesit e Besëlidhjes nuk e pranuan të vendosin në dispozicion stadiumin e tyre. Kështu që përballë kësaj situate është vendosur të luhet në Pukë. Kjo zhvendosje e ndeshjeve të Vllaznisë bëhet për faktin se “Loro Boriçi” po i nënshtrohet rikosntruksionit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.