Zyrtare, Pedro i bashkohet Chelsea-t

0
SHPËRNDAJE

pedro chelseaTashmë është zyrtare, Pedro i bashkohet Chelseat të Jose Mourinhos dhe do të përforcojë sulmin e kampionëve në fuqi të Anglisë. Akordi ishte arritur ditën e djeshme por vetëm ditën e sotme ka mbërritur zyrtarizimi me Pedron që ka kryer vizitat mjekësore dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitjen e sotme. Barcelona do të përfitojë 28 milionë euro plus 2 bonus nga shitja e sulmuesit spanjoll. Vetë lojtari u shpreh shumë i kënaqur: “Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Ndihem i lumtur që do të filloj aventurën time këtu dhe do të fitoj tituj të tjerë.” – u shpreh ish sulmuesi i Barcelonës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.