Zyrtare/ Rafa trajneri i ri i Newcastle United

0
SHPËRNDAJE

  • Rafa Benitez emërohet si menaxher i ri Newcastle United !

rafael-benitez_135p29s3x71k11rcjee9yg69xa

Ish- trajneri I Real Madrid këtë herë do të përpiqet për të shpëtuar NewCastle United nga rënia në Premier League, dhe ai pohoi se ishte i kënaqur për kthimin në Angli.

Newcastle United ka emeruar Rafael Benitez si menaxherin e tyre të ri,  spanjolli merr kontrollin prej Steve McClaren në St James ‘Park.

Benitez ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare për të marrë përsipër rikthimin e ekipit , ndërsa Fabio Pecchia, Francisco de Miguel Moreno dhe Antonio Gómez Pérez bashkohen me të si pjesë e personelit te tij.

Ish-trajneri i Real Madridit do të ngarkohet për të shpëtuar klubin nga rënia nga kampionati, pas nje sezoni mjaft të vështirë që la për të dëshiruar në Premier League e duke i lëne ata në rrezik serioz për të rënë nga kategoria.

Benitez, i cili u shkarkua nga Santiago Bernabeu në janar, pas vetëm gjysmë sezoni në kryeqytetin spanjoll, u konfirmua si zëvendësuesi I  McClaren pasi bosi i ish-England u lirua nga detyrat e tij.

“Kam kënaqësinë ta konfirmoj vetë këtë lajm, jam angazhuar në një klub legjendar anglez, me sfidën e madhe për të mbetur pjesë e Premier League”, –tha menaxheri, sipas një deklarate të Newcastle.

“Do të jetë një sfidë jo vetëm për mua dhe stafin tim, por për lojtarët, klubi dhe tifozët. Të gjithë ne duhet të luftojmë së bashku në të njëjtin drejtim dhe me të njëjtin objektiv. Kjo është arsyeja pse unë jam duke kërkuar mbështetjen tuaj për të përfunduar me sukses këtë detyrë”.

“Ky është kthimi im në Premier League, më afër shtëpisë sime dhe familjen sime”.

” Klubi dhe unë kemi nevojë për përfshirjen tuaj totale!”

Drejtor I Newcastle Lee Charnley, theksoi rekordin e Rafa dhe u zotua për ta mbështetur në përpjekjen e tij për të shmangur rënien nga kategoria.

“Unë jam shumë i kënaqur për të mirëpritur Rafa Benitez në klub. Me Rafa  pa dyshim kemi siguruar shërbimet e një prej drejtuesve më të lartë të Evropës”, –tha ai.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.