Zyrtare / Roma merr sulmuesin e Sassuolo-s

0
SHPËRNDAJE

Roma ka konfirmuar zyrtarisht blerjen e sulmuesit të Sassuolo-s Gregoire Defrel. Ai do të huazohet për 5 mln euro me 15 mln euro blerje të obliguar në fund të sezonit. Francezi iu nënshtrua testeve mjekësore në Villa Stuart mëngjesin e së enjtes, dhe tani ka nënshkruar zyrtarisht me klubin për pesë vitet e ardhshme.

“Klubi është i lumtur të konfirmojë blerjen e sulmuesit Gregoire Defrel nga US Sassuolo,” lajmëron Roma nëpërmjet faqes zyrtare.

“Sulmuesi Francez, 26 vjeç, do të huazohet për 5 mln euro me blerje të detyruar 15 mln euro në fund të sezonit. Marrëveshja gjithashtu përfshin pagesa në bazë të paraqitjes, deri në 3 mln euro.”

Defrel ka kaluar dy sezonet e fundit te, Sassuolo duke shënuar 23 gola në 73 ndeshje për ekipin e Serie A duke i ndihmuar të kualifikohen për në Europa League në fund të sezonit 2015/16.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.