Zyrtare, Ronaldinho prezanton klubin e tij të ri

0
SHPËRNDAJE

ronaldinho

Për 5 vjet me radhë la me gojë hapur Camp Noun dhe të gjithë katalanasit, më pas kalimi te Milani me ulje dhe ngritje dhe rikthimi në Brazil. Pas një sezoni të luajtur me meksikanët e Queretaros, Ronaldinho rikthehet në Brazil dhe e bën me fanellën e Fluminenses. Ka qenë vet lojtari që e ka bërë publik një lajm të tillë në profilin e tij Twitter duke përdorur hashtag #R10noFLU, duke prononcuar transferimin e tij te klubi brazilian. Do të jetë një pritje e madhe për derbin Flamengo – Fluminense duke qenë se Ronaldinho ka luajtur më parë edhe me Flamengon. Nga Flamengo te Fluminense, Ronaldinho rikthehet sërish në Maracana.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.