Zyrtare / Sadiku firmos me Legian e Varshavës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kombëtarja / Armando Sadiku zyrtarisht është një futbollist i Legias së Varshavës. Sulmuesi i kombëtares ka firmosur një kontratë 3 vjecare me kampionët e Polonisë pas një marrëveshje që u finalizua dhe falë menaxharit të njohur Fali Ramadani.

Në 24 orët e fundit ishte bërë e ditur që bomberi kuqezi pritej të kalonte vizitat mjekësore te klubi polak, dhe këtë të mërkurë u zyrtarizua gjithcka me Sadikun që vendos të vazhdojë karrierën e tij në klubin më të suksesshëm të futbollit polak në dy dekadat e fundit. Sadiku është vetëm një nga përforcimet e shumta të Legias gjatë kësaj merkato vere, pasi vetëm pak ditë më parë klubi zyrtarizio dhe blerjen e Hilberto Ferreiras nga Benfica. Sezonin e ardhshëm sulmuesi i kombëtares pritet të jetë lojtari kryesor i  skuadrës në këtë repart dhe konsiderohet si një prej blerjeve më të rëndësishme të verës. Kartonin e Sadikut, Legia e bleu nga skuadra e Zyrihut, që sezonin e kaluar e huazoi te Lugano, ku falë golave të tij ekipi zviceran mundi të sigurojë dhe një vend në Europë.

Armando Sadiku nuk është shqiptari i parë që kalon te Legia e Varshavës, pasi vitin e kaluar dhe pse për një periudhë të shkurtër, pjesë e skuadrë ishte dhe Besnik Hasi, porn ë rolin e trajnerit që u shkarkua dhe pse kualifikoi skuadrën në fazën e grupeve të Uefa Champions League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.