Samuel Nikaj është trajneri i ri i Tërbunit

0
SHPËRNDAJE

Nikaj-Samuel

Samuel Nikaj i cili vetëm në fillim të kësaj jave kishte marrë drejtimin e Mamurrasit, sot në mbrëmje ka arritur një marrëveshje me Tërbunin, dhe do drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm në Superiore. Nuk ishte e lehtë që trajneri të lirohej nga Mamurrasi pasi sapo kishte marrë drejtimin e klubit por gjithçka është lehtësuar edhe falë presidentit të Mamurrasit Dede Ndreca i cili i plotësoi dëshirën trajnerit për të marrë drejtimin e një ekipi në elitën e futbollit shqiptar.

Tërbuni hedh një hap të rëndësishëm për përgatitjen e sezonit të ardhshëm duke zyrtarizuar trajnerin e ri, tani tifozët presin përforcimet në merkato.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.