Zyrtare, Shaqiri kompleton transferimin tek Stoke

0
SHPËRNDAJE

Premier League/ Xherdan Shaqiri transferohet përfundimisht tek Stoke City. Mesfushori nga Kosova kaloi ditën e djeshme me sukses vizitat mjekësore, sot ai ka hedhur firmën dhe bëhet zyrtarisht lojtar i Stokes. “The Potters” do të paguajnë tek Inter 17 mln euro, që është edhe shifra kë e shtrenjtë e paguar ndonjëher nga ky klub për transferimin e një lojtari.

imagePasi dështoi në Itali, mesfushori nga Gjilani shpreson t’a rigjejë veten në ishull. Shaqiri ishte i pranishëm edhe në ndeshjen Stoke-Liverpool, e cila përfundoi me fitoren e miqve. Tashmë shtatshkurti i cili përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare do të fillojë një aventurë të re, në një kampionat tjetër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.