Zyrtare, shtyhet ndeshja Vllaznia-Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superioja/ Klubi i Skënderbeut ka konfirmuar zyrtarisht se do të shtyjë ndeshjen e javës së parë të Superligës. Duke parë kalendarin e Skënderbeut dhe ecurinë e tij në Champions, Federata Shqiptare e Futbollit, ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të të gjitha ndeshjeve të tjera të javës së parë, por vetëm të ndeshjes Vllaznia-Skënderbeu. Ka qenë klubi kampion, që ka dërguar edhe shkresën zyrtare në FSHF, duke kërkuar shtyrjen e ndeshjes dhe federata e ka miratuar.
image
Ende nuk ka asnjë datë të caktuar për zhvillimin e ndeshjes në fjalë, por me sa duket ekipi korçar sezonin e ri futbollistik do ta nisë në javën e dytë, pikërisht në ndeshjen përballë Kukësit, që do të luhet më 29 gusht. Vllaznia-Skënderbeu ishte planifikuar të luhej më 22 gusht por kujtojmë se tri ditë më vonë, pra më 25 gusht, do të luhet ndeshja e kthimit me Dinamon e Zagrebit dhe kjo gjë ka bërë që kampionati të shtyhet pasi ekipi i Skënderbeut ka nevojë për pak pushim në këto momente historike të futbollit shqiptar në Europë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.