Zyrtare, sulmuesi largohet nga Kukësi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Matija Dvornekoviç është largimi i radhës nga skuadra e Kukësit. Pas mbrojtësit Rexhep Memini që zyrtarizoi ndërprerjen e bashkëpunimit me kampionët, tashmë i vjen radha sulmuesit kroat për t’u larguar nga verilindorët.

Dvornekoviç është cilësuar si i panevojshëm në kampin e skuadrës kuksiane, pasi klubi nuk i ka ofruar një kontratë të re. Diçka e çuditshme kjo duke ditur faktin se Dvornekoviç ka qenë titullar stabël në formacionin e trajnerit Ernest Gjoka, ku luajti 57 takime gjatë këtij sezoni duke shënuar 8 gola. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.