Zyrtare, Tare rikthen në ekip ish kapitenin e skuadrës

0
SHPËRNDAJE

mauriFlitej prej disa ditësh për një rikthim të mundshëm të ish kapitenit të Lazios, Mauri te bardhekaltërit. 35 vjeçarit nuk ju rinovua kontrata vitin që shkoi pas problemeve që kishte me drejtësinë italiane në lidhje me çështjen e basteve.

Me tu shpallur i pafajshëm, Igli Tare ka kontaktuar menjëherë lojtarin dhe i ka ofruar sërish vendin në skuadër. Lazio komunikoi sot zyrtarisht afrimin e tij, me lojtarin që do të përfitojë 800 mijë euro në sezon. Për fatin e tij të keq, Mauri nuk do të mbajë më shiritin e kapitenit pasi ky i fundit i ka kaluar mesfushorit Lucas Biglia.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.