Zyrtare, Teuta emëron trajnerin e ri

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas largimit të Gugash Maganit, më në fund vjen edhe zyrtarizimi i trajnerit të Teutës. Ai që do të zëvëndësojë trajnerin peqinas tek pankina durrsake do të jetë një tjetër emër i dëgjuar i futbollit shqiptar. Bëhet fjalë pikërisht për Julian Ahmatajn, i cili ditën e sotme ka marrë zyrtarisht edhe postin e trajnerit të Teutës.

Julian Ahmataj
Julian Ahmataj

“Minuta90.com” e kishte lajmëruar qysh në datën 25 Maj këtë lëvizje, teksa Ahmataj duket se është i zgjedhuri i duhur nga presidenti Hasanbelliu teksa elbasanasi më parë kishte qenë ndihmësi i trajnerit Magani tek kjo skuadër në sezonin që sapo u mbyll.

Mendohet se kjo lëvizje është kryer edhe për faktin se Ahmataj e njeh mjaft mirë ambjentin tek durrsakët, duke qenë pjesë e kësaj skuadre prej disa sezonesh si futbollist por edhe si pjesë e stafit teknik. “Minuta90.com” i uron suksese në krye të pankinës së Teutës, Julian Ahmatajt.

Shkrimi nga “Minuta90.com” në datën 25 Maj ku bëhej publike se Ahmataj do të merrte pankinën e Teutës

http://minuta90.com/teuta-gjen-pasardhesin-e-maganit/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.