Zyrtare, Uefa nuk apelon vendimin e CAS

0
SHPËRNDAJE
Loading...

UEFA nuk do të apelojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që i dha Shqipërisë fitoren pas skandalit të dhunës dhe racizimit në Serbi. Konfirmimi për këtë gjë ka ardhur për kanalin “Agon Channel ” nga zyra e shtypit të konfederatës europiane të futbollit.
image
Teksa u pyeten nëse po mendonin të apelonin vendimin e CAS të Lozanës për ndeshjen e 14 tetorit 2014, Serbi-Shqipëri, UEFA iu përgjigj: “I nderuar zotëri. Vendimi i dhënë nuk apelohet. Përshëndetje të përzemërta. UEFA, Media dhe Marrëdhënie me Publikun”.

Me këto pak fjali, institucioni i drejtuar nga Michel Platini pranon verdiktin e CAS dhe dorëzohet përpara Shqipërisë, që festoi fitoren në tavolinë. Një qëndrim që i jep fund të gjitha spekulimeve. Kjo gjë sqaron edhe opinionin në Serbi, gjithashtu edhe renditjen në Grupin I, ku çdo gjë u çorodit pas këtij vendimi.

image
“Bëhej fjalë thjesht për një problem teknik, klasifikimi është korrigjuar”, citohej në reagimin e zyrave të Nionit, duke nisur edhe linkun, ku Shqipëria e sheh veten në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Danimarkën, por e penalizuar nga barazimi 1-1 në Elbasan. Ndërkohë, Serbia është e fundit, me -2 pikë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.