Zyrtare, UEFA pezullon mbrojtësin e Liverpool

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Premier League/ Tashmë është zyrtsre, UEFA e ka pezulluar mbrojtësin e Liverpoolit, Mamadou Sakho, për një periudhë të përkohshme prej 30 ditësh, pasi nuk kishte kaluar në testet e dopingut.

Mamadou Sakho
Mamadou Sakho

Lojtari francez ka dalë pozitiv me një substancë të ndaluar (që besohet të jetë për djegien e yndyrave), të cilën e kishte përdorur para ndeshjes së Europa League kundër Manchester United më 17 mars.

Sakho e pati mundësinë që të apelonte dhe të bënte një tjetër testim, mirëpo ai e ka refuzuar ta shfrytëzojë këtë opsion. UEFA ka vendosur që ta suspendojë lojtarin për 30 ditë, derisa të kryhet hetimi i plotë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.