Zyrtare: Vllaznia-Skënderbeu luhet nesër në Pukë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ndeshja e javës së parë të Superligës midis Vllazisë dhe Skënderbeut nuk do të luhet në Shkodër, ashtu siç pretendonin drejtuesit shkodranë. FSHF s’ka vendosur as sot për liçensimin e fushës “Reshit Rusi” dhe ka detyruar klubin Vllaznia të gjejë një fushë tjetër për të luajtur takimin ndaj Skënderbeut. Drejtuesit e kuqebluve kanë rënë dakort me drejtuesit e Bashkisë Pukë dhe ndeshjen ndaj kampionëve do t’a zhvillojë pikërisht në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës në orën 16:00.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.