Zyrtare , ylli i Real Madridit kalon tek Bajerni

0
SHPËRNDAJE

James Rodriguez

Horge Mendezh kish trokitur derë më derë për t’i gjetur një ekip Hames Rodrigez dhe kishte marrë goxha refuzime, jo për cilësitë e lojtarit, por për shkak të çmimit që Reali i Madridit i kishte vënë kolumbianit.

Së fundmi Hames është bërë me ekip të ri dhe do kërkojë t’i tregojë madrilenëve se kanë gabuar me të, pasi është bashkuar me Karlo Ançelotin te Bajerni i Mynihut.

Lajmi është zyrtar dhe vjen nga klubi gjerman, që bën me dije se ka arritur marrëveshjen për ta huazuar për dy vite sulmuesin.

Detaje të tjera për momentin nuk janë dhënë, por ajo që ka rëndësi u mësua: Hames Rodruguez është lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.