Zyrtare: Zeqiri nuk është më pjesë e Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

Lajmi për largimin e Hair Zeqirit po qarkullon prej dy ditësh në media, por nga ana e klubit vlonjat vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi.

Me anë të faqes zyrtare në “Facebook” ata kanë lajmëruar që me mesfushorin është ndërprerë me marrëveshje kontrata dhe i urojnë atij suksese në vijim.

“Zyrtare! Mesfushori Hair Zeqiri nuk do të jetë më pjesë e Flamurtari Football Club. Flamurtari F.C dhe mesfushori kanë ndërprerë me marrëveshje kontratën. Duke e falënderuar për gjithçka dha për fanellën Kuq e Zi të Flamurtari F.C, i urojmë suksese në vazhdim”, shkruhet në njoftimin e klubit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.