Zyrtari i FSHF-së akuzon policinë: Jo e përgjegjshme

0
SHPËRNDAJE

Lysjen Nurishmi
Lysjen Nurishmi

Dhuna në “Elbasan Arena” mund dhe duhej të ishte evituar. Supersfida e Kategorisë Superiore ndërmjer Partizanit dhe Skënderbeut do të kishte qenë një festë e futbollit, pavarësisht rezultatit. Mësymja e forcave të rendit në tribunën ku ndodheshin ultrasit e Partizanit u realizua pa koordinimin e duhur me aktorët e tjerë, çka solli agravimin e situatës. Sqarimi vjen nga shefi i sektorit të garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Lysjen Nurishmi.

“Duhet të ketë një koordinim, pra edhe policia në rastet kur vepron, do të ishte mirë që përpara veprimeve të kishte një mini-mbledhje me zyrtarët e ndeshjeve dhe me klubin, për të marrë masa në rastet kur situata del jashtë kontrollit. Me rregullore, në rastet kur tifozët nuk qetësohen ose vazhdojnë veprimet e dhunshme, gjyqtari ndërpret lojën deri sa ai sektor i tribunës të zbrazet. Kështu shmangen incidentet dhe imazhet jo të mira për futbollin shqiptar. Është momenti kur klubet të kenë një oficer sigurie, siç është e parashikuar edhe në rregullore. Ai ka detyrën të koordinojë masat paraprake me policinë dhe federatën, për të mos arritur deri në veprimet e dhunshme, ndërsa siguria në stadiume garantohet me ligj nga policia e shtetit dhe ne nuk mund të ndërhyjmë.”

I pranishëm në stadium në rolin e delegatit, Nurishmi tregoi tensionin që ekzistonte ndërmjet dy tifozerive përpara dhe gjashtë ndeshjes, ndërsa foli edhe për argumentin zyrtar të policisë së Elbasanit për ngjarjen.

ttt“Ishte ndeshje me tension. Kishte incidente në fillim të ndeshjes jashtë stadiumit, ndërsa të dyja tifozeritë ofenduan gjatë gjithë kohës. Me anë të sistemit audio të stadiumit bëm thirrje disa herë që kjo të ndalonte. Kishte edhe hedhje te mjeteve pirroteknike. Deri në minutën e 82-të, kur në ishim të fokusuar te faulli i shkaktuar nga Vangjeli, shikojmë që disa persona po hynin në stadium me një vajzë që ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa më pas pamë që policia kishte ndërhyre te ai sektor ku ishin tifozët ultras të Partizanit. Në ato momente ishte e vështirë të komunikonim me policinë, ndërsa më pas në bisedën me drejtorin e policisë së qarkut të Elbasanit. Versioni i policisë ishte që ata ishin goditur nga tifozët e Partizanit në atë sektor dhe për këtë arsye reaguan.”

E pazakontë ishte edhe ndërprerja e ndeshjes pas episodeve të dhunës, pasi tifozët e lënduar u futën në fushë për të marrë ndihmën e shpejt. Njsituatë që duhet evituar në të ardhmen, pasi mund të shërbejë si mënyrë për të ndërprerë ndeshjes sipas oreksit të njërës apo tjetrës skuadër.

“Situata doli jashtë kontrollit, pasi duke parë që ai sektor ishte i mbipopulluar dhe njerëzit ishin në panik, policia e pa të arsyeshme që ato 2-3 persona të dëmtuar ti nxirrte nga dyert e emergjencës, për ti dërguar pranë ambulancës që ndodhej në afërsi të fushës. Në sytë e imazhit, pra në kamera nuk është një shfaqe e bukur. Por, ky ishte rasti i parë dhe është një mësim si për ne, ashtu edhe për klubet.”

img_3784Për të evituar dhunën në vazhdim të kampionatit, shefi i sektorit të garave në FSHF kërkoi përgjegjshmëri nga klubet dhe policia, ndërsa paralajmëroi takime në të gjitha nivelet që dhuna të mos përsëritet.

“Do të mendojmë që të kemi një takim pune me drejtorinë e policisë, me ministrinë e rendit dhe me klubet, për ti paraprirë që ky fenomen të mos jetë më prezent në shkallët e stadiumit pasi është një precedent jo i mirë. Është hera e parë që përleshjet ndodhin në këtë shkallë të lart. Klubet të jenë më të përgjegjshëm, gjithashtu edhe policia e shtetit, të ketë koordinim dhe bashkëpunim, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ketë një plan masash konkret dhe të dime si të veprojmë kkur gjendja është e agravuar”/Supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.