Zyrtarizohen olimpistët e Kosovës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

auto_13700166_1106621432741548_1668992170152993240_n1468920210Kryetari i Komitetit Olimpik i Kosovës (KOK), Besim Hasani, në një konferencë për media i ka zyrtarizuar emrat e sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen gjatë muajit gusht në Rio, raporton gazetari i “Zërit” nga konferenca që po mbahet për shtyp në Prishtinë.

Xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë të vetmet që në Rio do të shkojnë me normë olimpike. Kurse, atleti Musa Hajdari dhe atletja Jona Kryeziu shkojnë në Rio me ftesa, sikurse Lum Zhavelli dhe Rita Zeqiri në not, Urata Rama në shenjëtari dhe Qëndrim Guri në shenjtëri.

Afati i regjistrimit të garuesve në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar është mbyllur të hënën në ora 23:59, ndërsa garuesit tanë janë paraqitur me kohë nga KOK-u

Ekipi olimpik i Kosovës do të vendoset në fshatin olimpik më 28 korrik. /Zëri/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.