Zyrtarizohen përballjet Partizani, Teuta dhe Frosinone

0
SHPËRNDAJE

 

Me anë të një konference për shtyp në ambjentet FK Partizani, ka marrë rrugë dhe zyrtarizim triangolaria midis Fk Partizani, FK Teuta dhe Frosinone. Për më shumë detaje ndiqni më poshtë të detajuar gjithcka marrë nga faqja zyrtare e Partizanit në “Facebook.”

11750648_416500471877688_2801977256596224228_n

 

– KONFERNCE PER SHTYP-

-TRIANGOLARE / FROSINONE CALCIO – FK PARTIZANI – KF TEUTA / 7 GUSHT ora 19:00/ Stadium “Qemal Stafa”

Konferenca e zhvilluar paraditen e sotme në orën 12:00 ne ambientet e klubit për prezantimin e triangolares së pare “Egnatia Cup” e cila do të përfshijë Frosinone Calcio, Partizani dhe Teuta.

– Fabio Dialmi (zv president i shoqërisë Egnatia) Dialmi përsëriti qëllimin e këtij turneu i cili do të të shërbej për të shkëmbyer dhe për të rritur raportin akoma më tepër mes dy vendeve dhe dy popujve tanë: “Futbolli bashkon gjithçka, në fakt si në Itali dhe në Shqipëri është sporti më ndjekur dhe më i dashur.Dua të falenderoi përzemërsisht presidentin e Partizanit Z. Gazment Demi për mikpritjen e tij. Pra, do të fillojë një partneritet i cili nuk do të përfundoj vetëm me triangolaren e 7 gushtit por edhe në te ardhmen do kemi bashkpunim të vazhdueshmëm që sigurisht eshte në favor të dyja klubeve.
– Domenico Verdon ( zëdhënës shtypi i Frosinone Calcio) :“Dua së pari të falënderoj Partizanin për pritjen në ambientet e bukura të klubit dhe më pas dua të sjell përshëndetjet e përzemerta të presidentit Maurizio Stirpe dhe drejtorin Ernesto Salvini. Për Frosinonen është një kënaqësi për të marrë pjesë në këtë triangolare kundër dy ekipeve milituesi ne Superligën Shqiptare.Kjo ndeshje do të rezultojë i rëndësishëm për të vazhduar akoma më teper lidhjet gjithnjë e më shumë të dy popujve dhe të dy klubeve. Shpresojmë në prezencën e tifozëve të të treja skuadrave në ndjekjen e kësaj triangolare më datë 7 gusht.
– Genc Tomori : “Për Partizanin kjo triangolare do na ndihmojë të njohim njëri-tjetrin më mirë për të filluar një bashkëpunim teknik dhe për t’u përgatitur më mirë në prag edhe të fillimit te kampionatit ku shpresojme që gjithashtu të jemi ne fituesit si një fillim i mbarë për objektivat tona që është kupa dhe kampionati. Urojmë një fillim të mbarë për ne dhe për Frosinonen dhe Teutën gjithashtu.

-Ilir Biturku (Drejtor sportiv i KF Teuta):“ Jemi shumë krenar në marrjen pjesë në këtë triangolare ku do kemi mundësinë të ndeshemi me një ekip i cili është ngjitur në Seria A në Itali. Urojë që Teuta këtë sezon të ri futbollistik te ketë një ecuri pozitive.

 

 

 

 

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.