Zyrtarizohet marrëveshja, Elis Bakaj është lojtari i ri i Kukësit

0
SHPËRNDAJE

Elis Bakaj është lojtari i ri i Kukësit. Pas disa ditësh negociata të fshehta, ditën e sotme palët kanë arritur marrëveshjen përfundimtare dhe mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur kontratën.

Drejtuesit e Kukësit kanë pasur ulje-ngritje në negociatat dhe bisedat mes tyre aq sa disa herë u tërhoq klubi dhe disa herë vetë lojtari, por në fund gjithçka u arrit. Bakaj firmosi për një vit me skuadrën verilindore, dhe së bashku sulmuesit e tjerë do të përbëjnë tredhëmbëshin e sulmit.

Kjo është edhe dëshira e trajnerit Mladen Milinkoviç, të cilit klubi ia ka plotësuar të gjitha kërkesat. Me ardhjen e mesfushorit Bakaj dhe me marrëveshjet me dy sulmuesit e tjerë të huaj çështja e sulmit mbyllet.

Tashmë sytë do të jenë te një mesfushor qendre dhe një mbrojtës qendre që të jetë përkrah mbrojtësit Shameti dhe me ta përmbyllet merkato e Kukësit. /minuta90.com/

Posted by Agjensia EFA on Wednesday, August 9, 2017

S'KA KOMENTE

Comments are closed.