Zyrtarizohet, Shqipëria e 22-ta në Botë!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

FIFA_World_Rankings_logo.svgKombëtarja/ Pasi ditën e djeshme qarkulloi lajmi se Shqipëria do të renditet në vendin e 22-të në renditjen e re të FIFA-s, tashmë ka mbërritur zyrtarizimi që vendos një rekord absolut për historinë modeste të futbollit tonë. Instuticioni më i lartë i futbollit në botë ka publikuar renditjen, teksa Kombëtarja jonë kuqezi qëndron vërtet e bukur në vendin e 22.

Shqipëria ka ngjitur 14 vende; është ekipi që ka grumbulluar më shumë pikë se çdo shtet tjetër për muajin korrik, plot 166 duke lënë mbrapa ekipe të mëdha si Franca, Danimarka, Rusia apo edhe ndonjë tjetër. Tre vendet e para mbahen nga Argjentina, Belgjika e Gjermania. Brazili është i pesti, Anglia e teta, Spanja e 11-ta dhe Italia e 16-ta.

image

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.