Zyrtarizohet trajneri i ri i Anglisë

0
SHPËRNDAJE

2755592_full-lnd
Sam Allardyce

Tre javë  pas largimit të Roy Hodgson nga stoli i Kombëtares angleze, Federata (FA) emëroi trajnerin e ri. Ai është Sam Allardyce, ish-trajner i West Ham, Sunderland dhe Bolton.

“Jam shumë i nderuar që jam emëruar trajner i Anglisë dhe nuk e fsheh që e kam pasur ëndërr këtë,” – tha ndër të tjera trajneri i ri i Anglisë. “Për mendimin tim është maksimumi që mund të arrihet. Do bëj të pamundurën ti siguroj suksese Anglisë dhe tifozëve tanë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.