Zyrtarizohet trajneri i ri i Kombëtares së femrave

0
SHPËRNDAJE

Futboll Femra/ Armir Grima, do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare të femrave. Pas dorëheqjes së trajnerit Altin Rraklli, sot është prezantuar zëvendësuesi e tij. Në orën 13.30 në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, është zhvilluar një konferencë për shtyp me mediat. Zëdhënësja e shtypit Jona Dervishi, ka prezantuar trajnerin e ri Armir Grima dhe ndihmësin e tij Vioresin Sinani.

Armir Grima dhe Vioresin Sinani gjate prezantimit
Armir Grima dhe Vioresin Sinani gjate prezantimit

Ajo fillimisht ka vlerësuar kontributin e dhënë nga trajneri Rraklli dhe stafi i tij, gjatëperiudhës pesëvjeçare që ka drejtuar këtë skuadër. Më pas, dy drejtuesit e rinj të pankinës së kombëtares A të femrave i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Armir Grima dhe Vioresin Sinani janë dy ish futbollistë të njohur të Vllaznisë, të aktivizuar edhe me ekipin kombëtar. I pari portier dhe i dyti sulmues dhe golashënues i njohur. Prej sot, ata do të marrin drejtimin e skuadrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.