Zyrtarizohet Usain Bolt

0
SHPËRNDAJE

150827144022-usain-bolt-jamaica-flag-super-169
Usain Bolt

Tanimë është zyrtare, Komiteti Olimpik i Xhamajikës bëri të ditur nëpërmjet një konference për shtyp, grumbullimin dhe kështu edhe prezencën e Usain Bolt, në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros. Kampioni Olimpik i sprintit do të rregjistrohet në 3 gara, të njëjtat në të cilat ka triumfuar në Pekin dhe në Londër, në 100 metra, 200 metra dhe në stafetën 4×100.

Prezenca e njeriut më të shpejtë në botë në Olimpiadën që starton në më pak se një muaj, ishte vënë në dyshim ditët e fundit. Bolt që në Brazil synon të realizojë triumfin e trefishtë Olimpik për të tretën herë rradhazi në 1100 m, 200 m dhe stafetën 4×100, pësoi një dëmtim muskular në 1 korrik pas gjysmëfinaleve të 100 metrave në Trials të Kingston, por ekzaminimet e detajuara mjekësore të cilave ju nënshtrua më pas në Gjenevë , në prezencë dhe të mjekut gjerman Hans-Ëilhelm Muller-Ëolfhart i cili ndjek dhe kombëtaren Gjermane të futbollit dhanë rezultate shpresëdhënëse.

Bolt për motive parandaluese gjithsesi kishte bërë pushim edhe 10 ditë të tjera duke qëndruar në pritje për të bërë kontrolle të mëtejshme në Mynuh. Bolt së fundmi postoi në rrjetet sociale një foto që e shfaqte ndërsa stërvitjej, duke shpjeguar se ka rinisur përgatitjet. Gjithsej Xhamajka do të cojë në Rio 2016 63 atletë, pjesa dërmuese e të cilëve garojnë në atletikën e lehtë/Supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.