Champions League/ Alegri: Nuk mjafton Ronaldo, edhe Dybala do na japë një dorë

0
SHPËRNDAJE

Champions League/ Masimiliano Allegri ka konfirmuar edhe njer se Paulo Dybla do ta nisë ndeshjen si titullar.
Ai gjithashtu ka deklaruar se të kesh Ronaldon në ekipin nuk mjafton, ndaj gjithë ekipi duhet të ajpë maksimumin.”Dybala do të luajë. Kjo ju bën juve gazetarëve të lumtur, kështu që tani mund të shkoni, apo jo?”. “Ai nuk do të luajë për shkak të golit të premtën, por për shkak të paraqitjes në përgjithësi. Mendoj se është ndeshje ku ai mund të na japë dorë”.

“Ai është në top formë, kështu që duhet të luajë. Një ndeshje eliminuese na pret. Ne kemi garuar në nivelin më të lartë për katër vitet e fundit, kështu që ndeshja e të nesërmes është e rëndësishme, ashtu sikurse në vitet e mëparshme’. “Atletico është ekip i organizuar, dhe fuqia e tyre bazohet në mbrojtje. Ekipi po ngritet fizikisht, psikologjikisht dhe teknikisht. Liga e Kampionëve nuk është obligim, është objektiv, që varet nga incidentet që mund të shkojnë kundër jush”. ‘Të kesh Ronaldon është përparësi, por nuk mjafton. I gjithë ekipi duhet që të tregojë paraqitje të madhe”. “Simeone ka bërë mirë duke i dhënë mentalitet të mrekullueshëm Atleticos, kështu që ekipi ka arritur rezultate kulmore viteve të fundit. Alvaro Morata u rrit këtu, ai është lojtar i rëndësishëm. Ne duhet të kontrollojmë ndeshjen dhe të kemi kujdes nga kundërsulmet”, deklaroi Allegri.

Dybala

S'KA KOMENTE

Comments are closed.