Dita: Nuk ka ndeshje të lehta

0
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Skënderbeut Bruno Dita fletë para ndeshjes me Lushnjen

Bruno Dita

Bruno Dita: Nuk ka ndeshje të lehta sidomos këto që janë poshtë në renditje. Këto takime duhen vlerësuar më shumë pasi janë këto që të japin kampionatin. Ne jemi mirë dhe mendojmë vetëm të bëjmë përpara. Edhe unë personalisht jam mirë, po mundohem të bëj maksimumin tim këtu. Ndryshimi është i madh dhe këtu kam gjetur një profesionalizëm të madh dhe dua të jem për një kohë të gjatë tek Skënderbeu. Skënderbeu ka vite që dikton në kampionat dhe besoj se do të vijojmë të bëjmë një gjë të tillë edhe në vazhdim. Duhet ti marrim ndeshjet një e nga një, duhet të jemi një ekip kompakt dhe të mbyllim ndeshjet sa më shpejt të jetë e mundur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.