Enea Mihaj/ Do refuzoj çdo ftesë nga kombëtarja

0
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi shqiptar i Panetolikos, Enea Mihaj ka vendosur që të refuzojë çdo ftesë nga Shqipëria, qoftë edhe nga Kombëtarja A, pasi mendon se duhet të përfaqësojë Greqinë. Futbollisti pogradecar i cili ka qenë pjesë e përfaqësueses Shpresa në të kaluarën, e ka bërë të qartë vazhdimisht në mediat greke këtë qëndrim të tijin.

Ai ka shpjeguar se pse ka arritur në këtë vendim, edhe pse ka insistuar të theksojë se Shqipëria ka forcat të shkojë përsëri në një Kampionat Europian. I pyetur se çfarë ndjente kur mori ftesën e Shqipërisë dhe nëse kishte objektiv Kombëtaren A, Mihaj ka bërë të qartë qëndrimin e tij.

“Është gjithmonë një nder për një futbollist kur e thërret Kombëtarja. Sa i përket pjesës së dytë të pyetjes, nuk është objektivi im të promovohem te ekipi kombëtar A i Shqipërisë. Kam refuzuar thirrjet e fundit nga përfaqësuesja Shpresa pasi kur rritesh, i kupton gjërat më mirë, nuk je më aq entuziast për ftesat. E përsëris, është një nder kur të thërrasin në Kombëtare, por unë ndjehem më mirë nëse do të kem mundësinë të luaj në kombëtaren e Greqisë dhe ky është objektivi im për të ardhmen.

A mund të arrijë Shqipëria përsëri në Europian? Mendoj se po, pasi ka lojtarë cilësorë. Pse jo?”, ishin fjalët e futbollsitit që i vunë vulën zgjedhjes së tij.

Enea Mihaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU