Flamurtari/ Kushta: Danilo ti lërë tangërlliqet dhe të flasë në fushë jo në media

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Në Vlorë ka një çështje për t’u zgjidhur dhe është pikërisht ajo e Danilo Alvesh, që replikoi publikisht ndaj trajnerit Shpëtim Duro, i cili pas ndeshjes me Luftëtarin u shpreh se braziliani gaboi shumë, duke mos kontrolluar topin si duhet, edhe pse u shërbye shumë herë.

Tashmë është administratori Sinan Idrizi ai që do t’i japë drejtim këtij problemi, ndërkohë që një koment në lidhje më këtë që ka ndodhur e jep edhe legjenda vlonjate, Sokol Kushta.

“Për sa u përket dhomave të zhveshjes, këtu një ekip ose bëhet ekip, ose bëhet han pa porta. Prandaj trajnerit duhet të vendosë ‘veton’ dhe të ndërhyjë shpejt. Nuk e di me atë brazilianin si qëndron e vërteta, por Danilo duhet ta dijë, që për momentin kur është nga më të paguarit, duhet t’i lërë tangërllëqet në media. Nuk ka parë si të stërvitet me të rinjtë ai dhe të reflektojë çfarë thotë trajneri. Me punë të gjithë lojtarët e mëdhenj bëjnë rezultate, pastaj tangërllëqe. Unë kaq vjet nuk kam parë ndonjë gjë të veçantë që ai të preket nga një kritikë e trajnerit”, janë fjalët e Kushtës thënë në “Panorama Sport”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.